Gjete raportimit te tij në Kuvendin e Kosovës, para deputeteve Kryeministri Albin Kurti ka pohuar se ka qene peng i trashëgimisë së kaluar të dialogut. Ai potencoi se si qeveria e tij ka zhvilluar dy procese paralele atë për sundim dhe ligj dhe dialog si dhe zhvillim ekonomik. Ky është ndryshimi nga qeveritë e kaluara, sepse sipas tij zhvillimi ekonomik dhe dialogu nuk bënë të zhvillohen në mënyrë të ndarë.
Më tutje ai ka pohuar se gjatë dy viteve të qeverisjes i ka arritur vetëm dy Marrëveshje, Marrëveshjen bazë të Brukselit dhe atë të zbatimit të Ohrit me të cilën e kemi siguruar njohjen de facto nga Serbia. Është e vërtete se kemi nenin 7 për vetmanahxim. Por pa ketë nen nuk do ta kishim njohjen dhe vetëm nenin 10 për t’i zbatuar marrëveshjet kaluara.
Republika e Kosovës i konsideron këto marrëveshje si obligative dhe ligjore. Mirëpo, ai ka insistuar se duhet të nënshkruhet kjo marrëveshje me qëllim që te kemi siguri nga Serbia. Kurse kjo e fundit duhet të ndëshkohet dhe sanksionohet, me qëllim që të parandalohen sulmet sikur se i 24 shtatorit. Po ashtu kam kërkuar që edhe Kosova të behet edhe pjesë e Partneritetit për paqe, si dhe ekstradim te mënjerhshëm të të dyshuarave për sulmin terrorist. Kjo duhet të ndodhe sepse e para vepra është kryer ne territorin e Kosovës, dhe ngase Kosova e ka sistemin më të avancuar të drejtësisë.
Kurti ka insistuar se pas një dekade që Serbia insistonte në Zajdenicë, tash po e refuzon Vetëmenxhimin. Ai ka deklaruar se nuk mundet të jap shumë detaje për draft-statutin e Asocaciionit. Mirëpo sipas këndvështrimit të tij politik, ku draft i përbën disa avancime; ku e ndërpret trashëgiminë 10 vjeçare te mos njohjes nga Serbia, si dhe ua bënë të qartë serbëve të Kosovës se e ardhmja e tyre është në shtetin e Kosovës, dhe i përjashton skenarët për këmbim të territoreve.
Në fund Kurti ka thënë se nuk e pranuar Asociacionin sepse nuk e ka nënshkruar. Dhe pa nënshkrim nuk ka pranim. Në fund ai i ka ironizuar partitë opozitare se me të presidenti i Serbisë nuk po nënshkruan, por një gjë të tillë e kishte bërë si me LDK dhe PDK, duke shtuar se në kohën tyre e Aleksandër Vuciq ishte konstant e në Kosovë mbaheshin zgjedhjet, ndërkohë tash ky është konstant e në Serbi mbahen zgjedhjet.
/TV Arbëria