Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti me ekipet e misioneve vëzhguese nga BE dhe AP-ja e Këshillit të Evropës kërkon proces të transparent e demokratik zgjedhor

Kurti me ekipet e misioneve vëzhguese nga BE dhe AP-ja e Këshillit të Evropës kërkon proces të transparent e demokratik zgjedhor

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim në mëngjesin e sotëm ekipe të misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Siç tha Zyra e Kryeministrit, përgjatë këtyre takimeve u diskutua rreth procesit zgjedhor e zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe rëndësisë së mbarëvajtjes së tyre.

“Kryeministri Kurti theksoi se procesi duhet të jetë transparent e demokratik. U konstatua se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor, gjersa vendi ynë vijon të jetë shtet i pluralizmit politik dhe i garës së hapur e të drejtë për të gjithë”.

Kurti i falënderoi ekipet e misioneve vëzhguese për takimin e bisedën e sotme si dhe angazhimin e tyre.

Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen më 9 shkurt, derisa fushata tashmë ka filluar.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.