Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.
“Mirëpritëm Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me delegacionin e udhëhequr nga ai, pjesë e së cilës ishin dhe dy miq të Kosovës, bashkëkryetarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Cédric Wermuth dhe Marc Jost”, shkroi Kurti pak orë pas takimit.
Kurti thotë se “lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme dhe karakterizohen veçanërisht nga bashkëpunimi në aspektin ekonomiko-kulturor”.
“Mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidhë me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit tonë”, shkroi Kurti në Facebook.
“E falënderova shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë e vullnetin për lidhje edhe më të forta e të ngushta ndërmjet dy vendeve tona”, përfundoi Kurti.