Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti kritikon komunën e Skenderajt, analisti Burjani: Qëllimi i tij është të nxis opozitën të reagoj, dhe të krijojë ndasi

Kurti kritikon komunën e Skenderajt, analisti Burjani: Qëllimi i tij është të nxis opozitën të reagoj, dhe të krijojë ndasi

Gjatë një tubimi elektoral në Komunën e Skenderajt, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shtuar ky entitet i pushtetit lokal mbijeton vetëm në sajë të granteve qeveritare. Komuna e Skenderajt, nga “të hyra vetanake, prej 11 eurove, asnjë euro nuk e ka të vetën. Prej 11 eurove, më shumë se 10 euro i ka sjellë Qeveria e Kosovës.” ka pohuar Kurti.

Lidhur me këtë çështje, analisti politik, Blerim Burjani në një prononcim për TV Arbëria këtë deklaratë e konsideron kritike me synim politik, duke theksuar që qeveria ka detyrë të ndajë buxhet për këtë komunë dhe të mbështesë projektet me rëndësi shtetërore.

“Sipas Kurtit Komuna s’ka të hyra vetanake, apo nuk ka aplikuar për grante tek donatorët e shumtë në Kosovë, unë e cilësoj si kritik, qëllimi i tij është të nxis opozitën aktuale të reagoj, dhe të krijojë ndasi dhe nxis elektoratin të mendoj më ndryshe, qeveria ka pas obligim të ndaj buxhet ndaj kësaj komune dhe të mbështes projektet e rëndësisë shtetërore. Sidoqoft VV ka shkuar në Skenderaj për të kërkuar mbështetje por edhe të premtoj në përkrahje të kësaj komune”, është shprehur Burjani.

Burjani argumenton gjithashtu që, përkundër kritikave, Kurti duhet të angazhohet më shumë në mbështetje të infrastrukturës dhe zhvillimit të Skenderajt, sesa ta kritikojë atë. Ai i bën thirrje që opozita të mos krijojë ndasi mes qytetarëve, por të mbështesë çdo qeveri që i ndihmon.

“Vlerësimi im është se Kurti duhet më shumë të angazhohet në përkrahje të kësaj komune se sa ta kritikoj, kryeministri aktual ka për obligim të ndihmoj dhe të mbështes infrastrukturën civile dhe po ashtu sektorët e tjerë në përputhje me planet dhe programet qeveritare, fushat duhet bërë me PDK atje por jo edhe me qytetarët të cilët në parim duhet të mbështesin secilën qeveri që i përkrah ata”, përfundoi Burjani për TV Arbëria.