Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Kosova nuk i fal krimet e Serbisë por gjithnjë falënderuese ndaj ndërkombëtarëve

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovës, ka thënë se janë falënderues për ndihëm dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve në çlirimin e vendit, ndërsa shtoi se Kosova nuk do t’i harrojë e falë kurrë krimet e krimet e Serbisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Marrëveshja e Kumanovës, 25 vite më parë kujton ditët e fundit të luftës dhe ditët e para të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese.

“Duke i kujtuar ditët e fundit të luftës në Kosovë dhe ditët e para të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese. Sepse populli dhe shteti i Kosovës janë mirënjohës e falenderues për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare teksa nuk harrojnë dhe nuk falin krimet e Serbisë!”, shkroi Kurti.

Kurti potencoi se sot janë bërë 25 vite nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë.

“Sot u bënë 25 vite nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, në rrafshin ushtarak e teknik dhe në atë juridik e ndërkombëtar. Më 9 qershor 1999, në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake mes Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe qeverive të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë”, shkroi Kurti.

Postimi i tij:

Sot u bënë 25 vite nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, në rrafshin ushtarak e teknik dhe në atë juridik e ndërkombëtar. Më 9 qershor 1999, në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake mes Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe qeverive të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë.

Rruga për negociata u shtrua pasi Republika Federative e Jugosllavisë e pranoi më 3 qershor planin e paqes të ofruar nga i dërguari i Bashkimit Evropian, Presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari dhe i dërguari i Rusisë, ish-kryeministri Viktor Chernomyrdin. Plani parashihte tërheqjen e të gjitha trupave të armatosura serbe nga Kosova dhe hyrjen e paqeruajtësve në Kosovë nën një mandat të OKB-së.

Më 7 qershor, negociatat në Kumanovë ishin pezulluar pasi palët nuk po pajtoheshin për kushtet e marrëveshjes. Pas rifillimit të negociatave, në marrëveshjen e arritur më 9 qershor 1999, ishte vendosur që të gjitha forcat e armatosura serbe dhe jugosllave, pra njësitet ushtarake, policore dhe të tjera, të tërhiqeshin plotësisht nga territori i Kosovës deri më 20 qershor. Andej kufirit, u caktua një hapësirë prej 25 kilometrash si Zonë e Sigurisë Ajrore dhe një hapësirë prej 5 kilometrash si Zonë e Sigurisë Tokësore, brenda të cilave ndalohej hyrja e forcave serbe dhe jugosllave. Gjatë tërheqjes së tyre nga Kosova, forcat e armatosura serbe kryen krime deri në orët e fundit, sikur që janë rastet e vrasjeve të civilëve në komunën e Podujevës, prej nga u tërhoqën drejt Merdarës më 19 qershor.

Marrëveshja e Kumanovës u arrit pas 78 ditësh bombardime të 19 shteteve të NATO-s mbi Jugosllavi; pas gati dy vitesh luftë me qindra masakra dhe mbi 10 mijë viktima civile; dhjetë vite pasi Serbia ia kishte suprimuar autonominë Kosovës më 1989 dhe 86 vite pas pushtimit fillestar të Kosovës nga Serbia më 1912/1913. Marrëveshja e Kumanovës u nënshkrua në emër të KFOR-it nga Gjeneral Michael David Jackson, kurse në emër të qeverisë së Jugosllavisë dhe në emër të qeverisë së Serbisë, nga Gjeneral Svetozar Marjanoviq nga Ushtria Jugosllave dhe nga Gjeneral Obrad Stefanoviq, nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavi pushuan më 10 qershor 1999. Një ditë më pas, më 11 qershor, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë në Prishtinë, kurse po atë ditë ushtarët e KFOR-it filluan të hyjnë në Kosovë. Gjatë dhjetë ditëve në vijim të gjitha forcat e armatosura serbe dhe jugosllave e lëshuan territorin e Kosovës. Pas shumë vuajtjesh nën regjimet e Serbisë pushtuese, Kosova u çlirua dhe populli i saj nisi ndërtimin e një etape krejt të re historike.

Duke i kujtuar ditët e fundit të luftës në Kosovë dhe ditët e para të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese. Sepse populli dhe shteti i Kosovës janë mirënjohës e falenderues për ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare teksa nuk harrojnë dhe nuk falin krimet e Serbisë!

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...