Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kurti: Kosova në mbështetje të palëkundur të Ukrainës derisa ta fitojë luftën kundër Rusisë

Kurti: Kosova në mbështetje të palëkundur të Ukrainës derisa ta fitojë luftën kundër Rusisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën “X” me rastin e dy vjetorit të invazionit rus në Ukrainë. Kurti ka thënë se si pasojë e këtij sulmi të Rusisë janë mbi 6 milionë refugjatë ukrainas jashtë Ukrainës, mijëra vdekje dhe shkatërrim masiv të shtëpive, jetëve e mjeteve të jetesës.

Kurti ka thënë se kërcënimi për sigurinë e Evropës s’ka mundur të ishte më i ashpër se kaq.

Kryeministri Kosovës, ka thënë se përballë gjithë këtij agresioni, populli ukrainas ka rezistuar me sukses kundër Rusisë dhe përpjekjes së Putin për ta pushtuar Kievin.

Kurti ka thënë se Kosova i përshëndet ushtarët e Ukrainës dhe iu premton përkrahjen e palëkundur derisa fitorja të jetë e Ukrainës.

 “Përballë agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin. Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – aq të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më parë. I përshëndesim dhe premtojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa fitorja të jetë e tyre”, ka shkruar Kurti.

 

Powered by WordPress