Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti: Konfirmimi se sulmi në Kuvend  e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë

Kurti: Konfirmimi se sulmi në Kuvend  e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas njoftimit të ministrit Xhelal Sveçla i cili njoftoi se shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković. Në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës Ratko Mladić.

Kurti ka pagëzuar institucionet për reagimin siç tha ai të shpejtë dhe profesional.

Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë.