Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Procesin e Berlinit siç janë njohja reciproke e diplomave dhe lëvizjes së lirë.
Ai ka thënë se këto jetike për suksesin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planin e Rritjes, në takimin që ka zhvilluar mbrëmë me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.
“Në përgatitjet për mbajtjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit i cili do të zhvillohet në tetorin e këtij viti në Londër, kryeministri theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe rëndësinë e njohjes reciproke të diplomave dhe lëvizjes së lirë, si jetike për suksesin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planin e Rritjes”, thuhet në komunikatë.