Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur veprim armiqësor e agresiv ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, miratimin e projektligjit nga Qeveria e Serbisë për siç e quajti ajo organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.
Kurti këto komente i ka bërë të hënën në një konferencë për media të martën.
“Për këtë nismën ligjore që kanë marrë ata padyshim që ky është edhe një veprim armiqësor dhe agresiv ndaj kushtetutshmërisë, ligjshmërisë, integritetit territorial , sovranitetit paqes dhe sigurisë në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se për këtë duhet të reagojnë shpejtë dhe saktë edhe partnerët ndërkombëtarë.
“Kjo pyetje duhet t’i adresohet shumë më tepër miqve dhe partnerëve ndërkombëtar… Ne kërkojmë që me këtë pyetje të përgjigjen me shpejtësi e saktësi faktorët ndërkombëtar që na ka në mbështetë aq shumë, sespe Kosova për të cilin ata kanë kontribuar aq shumë që të shpallet republikë po sulmohet përsëri. Kjo është shkelje edhe e marrëveshjes bazike”, ka thënë Kurti.