Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti kërkon nga zyrtarja e Metas që Facebook të heq kufizimet e monetizimit në Kosovë

Kurti kërkon nga zyrtarja e Metas që Facebook të heq kufizimet e monetizimit në Kosovë

Takimet në ditën e tretë në Forumin Ekonomik Botëror, kryeministri Albin Kurti i vazhdoi me Monika Bickert, Zëvendëspresidenten për Politika të Përmbajtjes në Meta, kompaninë amë të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Sipas njoftimit të Zyrës së kryeministrit, Kurti e njoftoi Bickert me veçoritë e politikave dhe tregut të punës e shërbimeve që e karakterizojnë Kosovën.

Lexo po ashtu

“Ai e ftoi atë që ta vizitojë Kosovën për të konsideruar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të marrë pjesë në ngjarjet që planifikohen të organizohen në Prishtinë në fushën e teknologjisë”, vijon njoftimi.

Ndër çështjet kryesore që u diskutua në takim ishte zgjerimi i mundësive të monetizimit në Facebook për Kosovën.

Aktualisht, vendi ynë përballet me kufizime për të shfrytëzuar shumicën e veçorive të monetizimit në Facebook.