Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti ka pranuar letër falënderimi nga Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut

Kurti ka pranuar letër falënderimi nga Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Dr. Sulejman Ugljanin, me rastin e urimit nga kryeministri të 33-vjetorit të themelimit të kësaj partie.

Në këtë letër, kryetari Ugljanin, ka shkruar se Republika e Kosovës, me Kryeministrin Kurti në krye të Qeverisë, paraqet bazë të fortë dhe legjitime për zhvillimin politik dhe ekonomik të republikës në procesin e integrimit evropian dhe në NATO.

Me dëshirën për të vazhduar dhe thelluar marrëdhëniet e mira, kryetari Ugljanin e ka falënderuar kryeministrin për urimin e dërguar, duke shprehur respektin e tij më të thellë.

/TV Arbëria