Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Kurti ka me e përdorë veriun në fushatë”, Shkëlzen Gashi tregon se çka i konvenon Kurtit në zgjedhje

“Kurti ka me e përdorë veriun në fushatë”, Shkëlzen Gashi tregon se çka i konvenon Kurtit në zgjedhje

 

Shkëlzen Gashi, aktivist, ka folur në “Pressing” të T7 se çfarë mund të përdorë kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ka thënë se mund ta përdorë çështjen e veriut, për të cilën thotë se ka bazë për sa i përket sovranitetit në atë pjesë të Kosovës.

Më pas, përmendi qëndrimin e Kurtit ndaj Serbisë, të cilat Gashi i cilësoi si qëndrime parimore dhe të guximshme të Kurtit.

Gjithashtu, ai përmendi qasjen e Kurtit në raport me bashkësinë ndërkombëtare, duke thënë se sot “ambasadorët në Kosovë nuk mund të vendosin për gjithçka”.

Po ashtu, përmendi edhe çështjen e korrupsionit, ku sipas Gashit mund të ketë korrupsion edhe në këtë qeveri, por tha se sot nuk ka plaçkitje.

Ai kërkoi nga mediat, shoqëria civile, por edhe partitë opozitare që të mbledhin fakte për korrupsionin potencial qeveritar dhe të kritikojnë më pas.

“Katër gjëra që Kurti do t’i përdorë në fushatë. Ka për ta përdorur këtë me veriun, edhe ka bazë për ta përdorur. Ka për ta përdorur këtë me Serbinë, për mendimin tim qëndrime korrekte, parimore, të drejta, guximshme dhe në interes të vendit. E treta, me ndërkombëtarët, nuk mundet kështu që ambasadori të vijë e të shkruajë aty emrat e ekipit të unitetit këtë, këtë, rektorin e Universitetit ke për ta zgjedhur kështu. E katërta çështja e korrupsionit. Ti mund të thuash ka korrupsion, korrupsioni, sa të ekzistojë njerëzimi do të ketë korrupsion dhe nuk mund ta ndalësh krejt. Mirëpo ky e ka bërë një gjë jashtëzakonshme, plaçkitje më nuk ka, korrupsion mund të ketë. Mediat, OJQ-të, por edhe partitë opozitare duhet të nxjerrin sa më shumë fakte për keqpërdorimet që mund të bëjnë pushtetarët dhe të kritikojnë për këtë”, ka thënë Gashi.