Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti jep detaje nga takimi i fundit me Vuçiqin

Kurti jep detaje nga takimi i fundit me Vuçiqin

Kryeministri Kurti nga takimi i fundit me Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, ka dhënë ca detaje të padëgjuara më parë mbi dialogun.

Në një mbishkrim në Facebook, Kurti tha se Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.

Sipas tij, Vuçiq dëshironte që më 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës!

Ndërkaq, në takimin e dytë të mbajtur në Bruksel Kurti tha se Vuçiq është shprehur që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve.

“Por duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, shtoi Kurti në postimin e tij.

/TV Arbëria