Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: Ishte kënaqësi ta nisnim vitin 2024 me Lord Cameron

Kurti: Ishte kënaqësi ta nisnim vitin 2024 me Lord Cameron

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nepermjet nje postimi ne Facebook ka njoftuar se sonte e ka takuar Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron. Ai ka pohuar se ne udhetimin e tij te parë jashtë vendit, Sekretari i Jashtëm britanik, ka vendosur ta beje ne Kosovë.

Nje deshmi kjo raporteve të forta bilateral ndermjet dy shteteve. Po ashtu i pari i Qeverisë së Kosovës ka theksuar se e ka njoftuar zyrtarin e larte britanik si mbi zhvillimet ne vend, ashtu edhe me sjelljet agresive dhe kercnuese te Serbise. Ky eshte postimi i plote i Kurtit.

“Në udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit për këtë vit, Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, po qëndron në Prishtinë. E për ne, ishte kënaqësi ta nisnim vitin 2024 me Lord Cameron dhe miqtë, aleatët e partnerët tanë britanikë.

E falënderova Sekretarin Cameron për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dhënë për Kosovën. E njoha me situatën në vend e përkushtimin tonë për zhvillim ekonomik, luftim të krimit dhe korrupsionit, ngritje të mirëqenies së qytetarëve dhe garantimit të sigurisë e paqes përballë sjelljes agresive dhe kërcënuese të Serbisë.

Marrëdhëniet tona bilaterale qëndrojnë të forta e të palëkundura. Bisedat e shkëmbimet janë gjithmonë të volitshme mes nesh. Ato janë mënyrë edhe për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin, e folur për mundësitë e reja të bashkëpunimit tonë dypalësh. Sepse Kosova ka shumë për të treguar e për të ofruar”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress