Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me Kurtin kanë biseduar për kushtet e tij për themelimin e asociacionit, mirëpo nuk dha një qëndrim rreth tyre.
Ai po ashtu nënvizoi se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë gjitha marrëveshjet e kaluara.
Pas takimit gati dy orësh me Kurtin, Lajçak para gazetarëve, tha se po ashtu kanë diskutuar për planin evropian për dialogun.
/TV Arbëria