Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka quajtur gënjeshtarë ata që punojnë nëpër portale e që paraqiten nëpër studio televizive.
Duke iu referuar me termin ‘rrenca’, ai ka hedhur akuza të rënda drejt mediave. Këto akuza ai i bëri dje gjatë një takimi që pati me banorët e Istogut në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai, madje ka marrë rolin e ekspertit duke i treguar të pranishmëve se ato çka ata lexojnë, ‘nuk janë hiç lajme’. “Kështu që kurrë ma shumë rrenca se tash nëpër portale e nëpër studio televizive s’ka pas”, ishin akuzat e Kurtit.
Në këtë formë ai ka sulmuar mediat nga një restoran në Istog.