Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologes italiane Giorgia Meloni, për aksidentin në Venecia ku vdiqën 21 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.
Kurti u shpreh i pikëlluar për ngjarjen tragjike.
“I shpreh ngushëllimet e mia kryeministres Giorgia Meloni dhe të gjithë të prekurit”, ka shkruar ai në Twitter.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi autobusi me udhëtarë ra nga një urë dhe u përplas në një hekurudhë.
https://twitter.com/albinkurti/status/1709523999007396048?s=46&t=Pwr9p7-MuuGow-y1rdIIrQ&fbclid=IwAR240rTlHioxuBLPQDNnf-4bkiKxd_aC0lzAQrb5KCTXg6EBN39kLrwzmOw
/TV Arbëria