Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti i kthehet Urës së Ibrit, flet për rregullim të pamjes dhe pastrime afër saj, s’jep ndonjë afat

Kurti i kthehet Urës së Ibrit, flet për rregullim të pamjes dhe pastrime afër saj, s’jep ndonjë afat

Kryeministri Albin Kurti ka folur për vizitat që pati në zyrën e tij në këto ditë të fundit, përfshirë atë të drejtorit të CIA’s.

Ai tha se në të gjitha këto takime kanë folur edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për automjete dhe tha se janë duke i bërë konsultimet e nevojshme dhe “punët e shtëpisë”.

“Pas vizitës në SHBA, në harkun kohor të pak ditëve, mysafirë i kemi patur në Kryeministri shefin e CIA’s, William Burns dhe admiralin Stuart Munsch, i cili është komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli. Mbështetja e tyre është e palëkundur, bashkëpunimi i gjerë dhe i fuqishëm kurse përkushtimi i përbashkët është serioz dhe produktiv në shërbim të paqes dhe sigurisë, të cilat ecin paralelisht në sundimin e rendit dhe ligjit dhe progresit demokratik dhe ekonomik”.

Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë njoftoi edhe për vizita të reja.

“Nesër për vizitë vjen Thomas Gofus, ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO-s dhe sot vjen delegacioni danez i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ndërkaq javën e ardhshme do të mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy vendeve anëtare të NATO-s”.

“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër, për të cilat jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme dhe punët tona të shtëpisë. Si për shembull trajtimin e draftit preliminar të qëndrueshmërisëfizike të urës teksa presim raportin final e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë ashtu edhe në BE”.

Powered by WordPress