Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Kurti i hapi luftë opozitës”, Berisha: Mund të futemi në krizë

“Kurti i hapi luftë opozitës”, Berisha: Mund të futemi në krizë

Gazetari Rid Berisha komentoi në një intervistë për Euronews Albania rezultatin paraprak të zgjedhjeve në Kosovë ku prin Vetëvendosja e Albin Kurtit me mbi 40 për qind të votave.

Berisha u shpreh se rezultatet e deritanishme e bëjnë të pamundur formimin e qeverisë nga një parti e vetme.

Sipas tij, fakti që Kurti ka refuzuar në mënyrë absolute mundësinë e një koalicioni me partitë opozitare mund ta çojë vendin drejt një cikli krizash politike.

“Kjo situatë e bën të pamundur formimin e qeverisë nga një parti e vetme edhe pse një natë më parë Albin Kurti paraqitur se ata do ta formojë qeverinë të vetëm, nuk dukej shumë i entuziazmuar, opozitën e cilësoi me terma të kafshëve, hajvanë, nuk u soll si fitues. Partitë opozitare patën një gjuhë shumë të matur politike, ishin të rezervuara lidhur me idenë e një koalicioni edhe pse Kurti e preu në mënyrë taksative kur tha se nuk do bëjë koalicion me asnjë nga partitë e opozitës. Me këto shifra Kurti do ketë 46 deputetë dhe do t’i duhen edhe 15 deputetë, nëse Lista Serbe i mban 10 deputetë, dhe 10 të tjerët nga minoritetet joserbe i bashkohen Kurtit sërish nuk e formon dot qeverinë. Kosova do ta ketë të vështirë formimin e shpejtë të qeverisë, ose do futemi në një cikël krizash politike”, tha Berisha.