Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti i bën thirrje diasporës që të votojë partitë socialdemokrate në zgjedhjet e BE-së

Kurti i bën thirrje diasporës që të votojë partitë socialdemokrate në zgjedhjet e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga diaspora shqiptare që në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të votojnë për partitë social demokrate.

Sipas tij, këto parti e mbrojnë Evropën nga kërcënimi serioz nga e djathta ekstreme.

“Me afrimin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të diasporës sonë që të ushtrojnë të drejtën e votës. Çdo votë e vetme llogaritet në mbështetjen e politikanëve dhe partive – të tilla si socialdemokratët – që me të vërtetë mbrojnë demokracinë dhe Evropën kundër kërcënimit serioz të së djathtës ekstreme”, ka shkruar Kurti në “X”.

Powered by WordPress