Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka konfirmuar se ekziston kushti i formimit të Aosicacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kurti e ka shprehur haptas që s’e ka pritur që pengesë do të bëheshin aleatët e Kosovës.
“Pengesat i mendonim nga shtete që s’e njohin Kosovën, asnjëherë dhe assesi s’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike që kanë qenë dhe janë përkrahëse të Kosovës.” – tha ai.
Në fund, Kurti u shpreh se Qeveria që e drejton ai, nuk do të kushtëzohet me Asociacionin për anëtarësimin në KiE.
“Qeveria s’e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin, për normalizim bisedojmë në Bruksel, jo në Strasburg.” – u shpreh shefi i Qeverisë.