Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti fton kompanitë e njohura zvicerane të njohura ndërkombëtarisht që të investojnë në Kosovë

Kurti fton kompanitë e njohura zvicerane të njohura ndërkombëtarisht që të investojnë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka takuar në Zvicër drejtues të kompanive të njohura ndërkombëtarisht si Belimo, Migros, Buhler, PostFinance, Galenika, Xebia dhe Allianz, të cilat i ka ftuar të investojnë në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Kurti i njohu ata me “rritjen ekonomike dhe progresin demokratik të Kosovës”, dhe me arritjen e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me shtete EFTA muajin e kaluar, anëtare e së cilës është Zvicra.

“Në takim, kryeministri veçoi sektorin e teknologjisë së informacionit, me infrastrukturën digjitale e cila ka njohur hov të ri përparimi në tri vitet e fundit. Përmendi përhapjen e brezit të gjerë të internetit në të gjithë vendin dhe me teknologjinë 5G, mbi 2000 kompanitë në sektorin e teknologjisë të cilat eksportojnë shërbime edhe jashtë vendit, shërbimet dhe portalet që lehtësojnë qasjen e qytetarëve e realizuar përmes e-Kosova që tashmë ofron mbi 200 shërbime, si dhe mbështetja e të rinjve që angazhohen në këtë sektor përmes trajnimeve profesionale dhe bursave studimore”, thuhet në njoftim.

Powered by WordPress