Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti flet për Raportin e DASh-it: Për dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha

Kurti flet për Raportin e DASh-it: Për dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), do t’i adresojnë me shumë seriozitet. 

Kreu i Qeverisë, ka thënë se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit, ndonëse ky raport e vlerëson të kundërtën.

“Ne bëjmë maksimumin e mundshëm pra nuk i kursejmë as vullnetin, as përpjekje as dijen që kemi. Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha, a jemi aty ku duam, ende jo. Mirëpo të gjitha ministritë tash teksa shënojmë këtë javë dy vjetorin në qeverisje, e bëjmë më të mirën e mundshme. Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do ti trajtojmë me përpikmeri”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit ka folur edhe për marrëveshjen e mundshme me Serbinë. Sipas tij, presidenti Vuçiq e ka refuzuar marrëveshjen në Bruksel e Ohër.

Në këtë marrëveshje, Kurti ka thënë se duhet të jetë edhe zbardhja e fatit të të pagjeturve.

“Me datën 18 gusht të vitit të kaluar e kemi pasur marrëveshjen por ka refuzuar ta nënshkruaj presidenti i Serbisë siç refuzoi edhe më 27 shkurt në Bruksel siç refuzoi edhe më 18 mars në Ohër. Teksti është i dakorduar qysh me 18 gusht të viti të kaluar dhe unë besoj që ai dakordim por sa të behët marrëveshje ndihmon shumë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, e sigurisht që është i nevojshëm edhe drejtësia për viktimat me këtë rast viktimat nuk janë vetëm të zhdukurit me dhunë por viktima janë edhe familjet e tyre dhe shoqëria në përgjithësi”, ka thënë ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress