Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në një intervistë për Tv Arbëria , lidhur me 17 vjetorin e vrasjes së ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj e Arben Xheladini, gjatë protestës kundër Pakos së Ahtisarit, tha se ardhja në pushtet e kryeministrit është përcjellur me viktima, si ishte dhe ngjarja e fundit e vdekjes së Astrit Deharit, në momentet kur kryeministri doli fitues në zgjedhje
Sipas tij, liderët e till kanë për qëllim të krijojnë kauza për të ardhur deri në pushtet, duke përfshirë edhe Rambujen e pakon e Ahtisarit. Berishta thotë se, tani Kurtit, po i pëlqen të qëndroj ulur ne kolltukun e dikujt që vite më pare thoshte se kompetencat për sovranitetin e Kosovës, mbeten në duar të të huajve dhe Kosova mbeti pa sovranitet, demokraci, drejtësi, në varfëri, pa shkolla pa punë dhe pa ushtri.
Aktivitetet e lëvizjes Vetvendosjet për homazhet e 17 vjetorit të vrasjes së ish-aktivistëve Mon Balaj e Arben Xheladini, ky i fundit i quan manipulim me dhimbjen e familjarve.Sipas tij, kjo temë është dashur të jetë si ditë e gjykimit për cilat motive këta njerëz kanë humbur jetën gjatë asaj kohe.
Tv Arbëria