Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kurti feston fitoret e VLEN-it, por BE shqetësohet për ndikimin serb në Maqedoninë e Veriut

Kurti feston fitoret e VLEN-it, por BE shqetësohet për ndikimin serb në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri në detyrë, njëherit deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përgëzoi aleatët e tij të koalicionit VLEN për fitoret në dhjetë komuna në Maqedoninë e Veriut. Ai veçoi Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin për triumfet në Çair dhe Tetovë.

Kurti i gëzohet kësaj fitoreje përkundër faktit se shqiptarët humbën në tre komuna me shumicë shqiptare: Kërçovë, Butel dhe Bërvenicë, ku kandidatët maqedonë të VMRO-DPMNE-së dolën fitues.

Kurti shkruan: “Nga Çairi në Tetovë, VLEN-i ka arritur të fitojë në dhjetë komuna në Maqedoninë e Veriut. Dy miqtë e mi, Izeti e Bilalli, triumfuan me meritë sepse me projekte konkrete dhe punë të ndershme. I pari që në raundin e parë, i dyti dy javë më vonë, por të dy ngadhënjyen, me diferencë të thellë”

Ai interpretoi rezultatin si “perspektivë evropiane” për Maqedoninë e Veriut, por evropianët nuk e shohin kështu.

Sipas raportit nga Parlamenti Evropian, i publikuar në qershor të këtij viti për Maqedoninë e Veriut, ngriten shqetësime për ndikimet serbe. Ky raport, i përgatitur nga eurodeputeti Thomas Weitz, përmend projektin e “botës serbe” përmes partneriteteve dhe lobimeve në rajon.

Eurodeputeti deklaron se: “Ne duhet të luftojmë kundër ndikimit serb në Maqedoninë e Veriut”

Pra, pretendimi i Kurtit për demokraci dhe “perspektivën evropiane” në Maqedoninë e Veriut del të jetë më shumë në fantazinë e tij sesa në realitet. /TV Arbëria