Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti falënderon qytetarët për kursim të energjisë: Janari e shkurti janë muaj kritik, të kemi kujdes

Kurti falënderon qytetarët për kursim të energjisë: Janari e shkurti janë muaj kritik, të kemi kujdes

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë mbajtur konferencë për medie.

Kurti me këtë rast ka folur për fondet e ndara nga Qeveria sa i përket kursimit të energjisë, duke falënderuar qytetarët që kanë kursyer rrymën. Ai tha se veç në tetor kanë subvencionuar 202 mijë familje në faturat e tyre të energjisë.

Kreu i Qeverisë pohoi se edhe përkundër kursimit muajt janar e shkurt janë kritik për shkak të uljes së temperaturave e rritjes së çmimit të energjisë, prandaj edhe duhet të kohet kujdes.

“Me subvencionim shtesë kemi subvencionuar 202 mijë familje në muajin tetor. Kemi bërë shpërblim për ata që kursejnë. Me subvencionimin e pajisjeve për ngrohje. Kemi ndihmuar 7 400 familje, duke shpenzuar 60 deri ne 80 më pak energji”.

“Kemi rritur kursimin, në nëntor 15%, prandaj kemi furnizim të rregull falënderoj qytetarët për këtë kursim. Situata  e mirë menaxhuar nuk duhet të na jep rehati. Muajin janari i shkurti do të jenë kritik, të gjithëve i’u lus ta kurseni energjinë, komunat e bizneset i lusim që t’i shtojnë përpjekjet”.   /TV Arbëria