Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti ende në vizitë në Slloveni, nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar

Kurti ende në vizitë në Slloveni, nuk paraqitet në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është thirrur për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale të hënën (sot), më 16 dhjetor 2024.

Kryeministri Kurti është thirrur në cilësinë e dëshmitarit për një rast që lidhet me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Numri i lëndës që gjendet në thirrjen dërguar kryeministrit (të publikuar nga Kryeziu) përputhet me atë të rastit të rezervave shtetërore.

Intervistimi do të duhej të niste nga ora 09:30 në objektin e Prokurorisë Speciale.

Megjithatë Kurti ende nuk ka ardhur për të dëshmuar sot në Prokurinë Speciale.

Kjo pasi ai gjendet në Slloveni në një vizitë zyrtare dhe ende nuk është kthyer në Kosovë.

Kryeministri dje ka zhvilluar takime me zyrtarë qeveritarë sllovenë dhe mërgatën e Kosovës atje./Paparaci/