Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti edhe një herë për targat: Jeta e njerëzve lehtësohet me respekt të ndërsjellë të sovranitetit, jo me agresion

Kurti edhe një herë për targat: Jeta e njerëzve lehtësohet me respekt të ndërsjellë të sovranitetit, jo me agresion

Kryeministri Albin Kurti pas njoftimit në Facebook ka shkruar në gjuhën angleze edhe në platformën X për vendimin e mbrëmshëm për të lejuar automjetet me targa serbe në Kosovë.

“Respektimi i sovranitetit të njëri-tjetrit është çelësi për ta bërë jetën më të lehtë të njerëzve në vend të preteksteve për agresion. Qeveria jonë ka marrë vendimin reciprok të qeverisë së Serbisë, duke lejuar hyrjen e targave serbe në Kosovë pa afishe, ashtu siç hyjnë lirisht targat e Kosovës në Serbi”, ka shkruar Kurti.

Qeveria e Kosovës mbrëmë në një mbledhje elektronike tha se shfuqizimi i vendimit për ‘stickers’ nga ana e saj “është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”.

Vendimi do të hyjë në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.

Kurti po ashtu tha se deri te vendimi erdhën pas një raporti të policisë se Serbia po e zbatim vendimin e saj pa pengesa.

/Tv Arberia 

Powered by WordPress