Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Kurti e quajti Thaçin lider autoritar, reagon Çitaku: I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt

Kurti e quajti Thaçin lider autoritar, reagon Çitaku: I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt

Kryeministri Albin Kurti në një panel në Forumin e Paqes në Paris ka folur sërish për idenë e ndryshimit të kufijve, me ç’rast ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi si përkrahës të kësaj ideje, derisa e ka quajtur edhe lider autoritar.

“Ka pasë homolog edhe në Kosovë nga një prej paraardhësve të mi, sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë, korrigjim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si familjet e tyre dhe shtetet si prona private”, deklaroi sot Kurti.

Ndaj kësaj deklarate të kryeministrit ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila e ka quajtur të turpshme dhe sipas saj shpërfaqë vogëlsine e kryeministrit aktual.

“I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt”, ka shkruar Çitaku.

“Ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit.
Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaqë vogëlsine e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme.
Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ja kthej sepse eshte në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në.
Poashtu, rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia jonë, shihen, preken, udhëtohen, përjetohen, gëzohen. Rezultati i vetëm i Kurtit eshte nje ure këmbësorësh fshati dhe nje mori sanksionesh nga aleatët tonë. I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt”, ka shkruar Çitaku në reagimin e saj në Facebook.

/TV Arbëria

Powered by WordPress