Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti e pranon Asociacionin vetëm me këto gjashtë kushte

Kurti e pranon Asociacionin vetëm me këto gjashtë kushte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato… normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm”, tha mes tjerash, kryeministri i Kosovës

Megjithatë, ai ka gjashtë kushte për formimin e Asociacionit.

Pikat që i tha Kurti janë si vijon:

Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas kushtetutës.
Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.
Para vendosjes së asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshetërore me Kosovën.
Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara në pesë shtetet e BE-se për mospranimin e aplikimit të Kosovës në BE.
Ai ka thënë se janë të interesuar të zbatohet sa më shpejt plani franko-gjerman.

“Kërkojmë nga zyra e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Joseph Borrell, që sa më parë të ftoj të takime të rregullta që të finalizohen marrëveshjet. Jam i gatshëm që të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme e të sigurohemi për mekanizma që garantojnë implementim të saj. Pika e 10-të e propozimit për marrëveshje bazë, i dedikohet zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme në kuadër të dialogut dhe në kuadër të këtij neni do të trajtohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme, përfshirë edhe ajo e 19 prillit 2013.Çfarëdo tentative të caktuar të marrëveshjes bazike të nxirren e të promovohen si nene ekskluzive, apo parakushte për ecje përpara janë sa të pakuptimta aq edhe joproduktive.Normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë me njohje reciproke duhet të garantojë edhe të drejtat e pakicave”, tha Kurti.

Themes by WordPress