Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti e përmend më në fund Thaçin në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kurti e përmend më në fund Thaçin në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përmendur emrin e Hashim Thaçit dhe rolin e tij për pavarësi gjatë fjalimit të tij para parakalimit të FSK-së.

Kurti ka thënë se Republika është akti i të zgjedhurve të Kosovës, me krerët që kanë qenë në pozitë atë kohë.

“Republika e Kosovës është rezultat i UÇK-së dhe luftës së drejtë për liri që u ndihmua nga Amerika dhe vendet aleate të NATO-s. Republika e Kosovës është rezultat i aktit sipëror të brezit më të ri të të zgjedhurve të popullit të saj, emrat e përveçëm të të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 nga 109 deputetë të Kuvendit, dhe nga krerët e asaj kohe: presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi”, ka Kurti.