Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të premten kanë vizituar dy ndërmarrje të cilat po e mbështesin zbatimin e mësimit dual.
Të dy nga afër kanë parë mësimet që po i marrin nxënësit në këto ndërmarrje. Kurti tha se vizita të tilla do të realizohen në vazhdimësi dhe se mësimi dual është mundësi e mirë që nxënësit të njihen me atë që e mësojnë në teori.
Përderisa ministrja Nagavci, tha se Ministria e Arsimit po punon nxënësit të aftësohen për tregun e punës.
Më pas të dy do të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve dhe shpërblimeve simbolike për fituesit e garave në nivel vendi dhe fituesit e garave kredibile në nivel ndërkombëtar.
/TV Arbëria