Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Kurti: E konsiderojmë Asociacionin, nëse plotësohen 6 kushtet

Kurti: E konsiderojmë Asociacionin, nëse plotësohen 6 kushtet

Kryeministri Albin Kurti ka folur disa herë sot në seancën e thirrur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, specifikisht për planin franko-gjerman dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.Kurti ka thënë se propozimi evropian, i njohur si plani franko-gjerman, të cilin ai e ka pranuar, nuk i referohet veçanërisht Asociacionit. Por, ai e pranon se një nen i propozimit të pranuar, flet për marrëveshjet e mëhershme të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Plani kryesor nuk ka asnjë referencë të një Asociacioni, megjëse iu referohet marrëveshjeve të Brukselit, në tërësinë e tyre”, ka thënë Kurti.

Kurti thotë se më tutje do të lidhin shtrohen pyetje për Asociacionin në procesin e negociatave dhe se qëndrimi i tij është se formimi i tij mund të “konsiderohet”, nëse pranohen gjashtë kushtet që ai i ka zbuluar javën e kaluar në Kuvend.

“Tash hapi kryesor, e ku do të lindin pyetjet më serioze në ndërlidhje me Asociacionin, do të jetë në procesin e negocimit të planit të zbatimit. Aty qëndrimi im është: Asociacioni mund të konsiderohet, nëse plotësohet 6-pikëshi, apo gjashtë kushtet, parimet që i kam paraqitur këtu para jush, një javë më parë”, ka thënë Kurti.

Më 2 shkurt, Kurti ia ka prezantuar deputetëve në Kuvend gjashtë pikat e tij, me plotësimin e të cilave “do ta konsideronte” pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kushti i parë i tij është që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

/TV Arbëria

Powered by WordPress