Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryekuvendari i vendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek varri i heroit, Afrim Bunjakut në Samadrexhë.
Fillimisht, Kurti e Konjufca ishin për vizitë tek familja e heroit, Afrim Bunjakut.
Ndryshe, në orët e para të ditës më 24 shtatorit të 2023-s, një njësi policore e cila ishte në patrullim në fshatin Banjskë të Zveçanit njoftoi se dy kamionë ishin vendosur në urën që të çon drejtë brendësisë së Banjskës në të cilin gjenden dhjetëra shtëpi.
Rreshteri policor, Afrim Bunjaku së bashku me dy kolegë të tij i ishin përgjigjur rastit, me ç’rast deri sa ishte afruar te kamionët e vendosur për të parë se çfarë po ndodhte një granatë kundër këmbësorisë me telekomandë kishte shpërthyer.
Rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në sulm më 24.09.2023 ndërsa dy kolegët e tij, njëri ishte plagosur e tjetri ishte lënduar. /RTV Dukagjini