Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti e Çeku mirëpritën kampionet e hendbollit

Kurti e Çeku mirëpritën kampionet e hendbollit

Kryeministri Kurti dhe ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku kanë mirëpritur sot në takim vashat kampione të hendbollit, ato të Istogut.

Përmes një postimi në “Facebook”, Çeku tha se biseduan për sukseset e arritura deri më tani dhe përgatitjet që po i bëjnë para garave ndërkombëtare, përcjell Paparaci.

“Bashkë me kryeministrin Kurti i përgëzuam për sukseset, përkushtimin e shembullin që po japin me punën e tyre, dhe ju uruam fat në garat ndërkombëtare, EHF European Cup”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë: