Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti: Draft-statuti i propozuar i papranueshëm, propozova draft-vizionin tim

Kurti: Draft-statuti i propozuar i papranueshëm, propozova draft-vizionin tim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka prezantuar sot në Bruksel një draft-vizion për rregullimin e komunitetit serb në Kosovë.

Pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, Kurti tha se draft-statuti i Asociacionit i prezantuar sot ishte fundametalisht i papranueshëm për Kosovën.

Ai tha se ky draft dëshmon dëshirën për “Republika Srbska” në Kosovë.

“Një draft-statut i tillë çfarë lexuam është fundamentalisht i papranueshëm me kushtetutën e Kosovës, ligjshmërinë dhe të drejtat në Kosovë. Përkundër kësaj ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe përkitazi me këtë unë kam prezantuar një draft-vizion se çfarë do të ishte korniza që rregullon të drejtat e pakicave në Kosovë”, tha ai.

/TV Arbëria