Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti: Do të vazhdojmë mbështetjen dhe angazhimin për fermerët

Kurti: Do të vazhdojmë mbështetjen dhe angazhimin për fermerët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në festën tradicionale Darka e Lamës, që u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ditë kjo që shënon përfundimin e të korrave për të festuar vitin e bereqetshëm.

Kurti falënderoi veçanërisht fermerët tanë për punën e palodhshme të tyre në rritjen e prodhimit vendor.

Ai tha se do të mbështesin fermerët.

“Sivjet kemi një korelacion interesant krahasuar me para katër viteve: edhe sipërfaqja e punuar e tokës edhe Bruto Produkti Vendor janë rritur për 50 për qind. E punojmë tokën më shumë dhe e rrisim ekonominë tonë më lart. Ne do të vazhdojmë mbështetjen dhe angazhimin tonë për ta. Për tokat e mbjella, grurin e korrur, bukën e sofrës, mikpritjen dhe bujarinë që na karakterizon si komb e si shtet”, u shpreh kryeministri Kurti.