Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti: Do të qeverisim në shtatë komuna, Lëvizjen se ndali as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

Kurti: Do të qeverisim në shtatë komuna, Lëvizjen se ndali as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas zgjedhjeve të djeshme të cilat u mbajtën në vend.

Kurti ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje në balotazh derisa ka thënë se “mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra”.

Teksa, ka thënë se “Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve”.

 

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.

Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s,

Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore.

Përzemërsisht,

Albin Kurti