Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kurti: Diplomacia ka luajtur rol kyç në ndryshimin e status-quos

Kurti: Diplomacia ka luajtur rol kyç në ndryshimin e status-quos

“E ardhmja është në duart e diplomatëve të rinj, pasi luajnë rol kyç si në paqe ashtu edhe në adresimin e sfidave më të mëdha që ka globi”, tha kryeminsitri i vendit Albin Kurti gjatë fjalës së tij në shënimin e dekadës së parë të Akademisë Diplomatike.

“Shumë më shumë se vendet tjera, Kosova mbështetet në diplomaci, nga liria deri në pavarësi, dhe normalizimi i marrëdhënieve me fqinjin verior, diplomacia ka luajtur rol kyç në ndryshimin e status-quos dhe procesit të përparimit. Ne e kemi si detyrë që të trajnojmë diplomatë të rinj”, u shpreh gjatë kësaj ceremonie kreu qeveritar.

Sipas tij, diplomacitë do të luajnë rol edhe në gjetjen e zgjidhjes në luftën e Ukrainës me Rusinë, e njëjtë duhet të veprojë edhe në luftën e Gazës me Izraelin.

Prandaj, siç tha kryeministri, aftësitë dhe përvoja që do të fitojnë diplomatët e rinj do të luajnë rol kyç jo vetëm në karrierën e tyre, por edhe më gjerë.

“Duke organizuar këtë shkollë tash e dhjetë vjet, e kuptojmë rolin kritik që diplomatët e kanë për të adresuar sfidat më të rëndësishme që janë në botë sot. Diplomacia do të luajë rol dhe në gjetjen e zgjidhjes në luftën e Ukrainës me Rusinë. Njëjtë do duhet të veprojë dhe në luftën e Gazës me Izraelin. Trajnimet që do t’i merrni këto pesë ditë, do luajnë rol të madh jo vetëm në karrierën tuaj, por në botë. E ardhmja varet nga diplomatët e rinj”, shtoi tutje kryeministri.

Ndërkohë kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla që është edhe zëvendëse e Kurtit në Qeveri, tha se Historia e Kosovës është dëshmi se sa e fuqishme dhe e rëndësishme është diplomacia./RTKLive