Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti dhe Vuçiq nisin takimin në Bruksel

Kurti dhe Vuçiq nisin takimin në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimin e përbashkët në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian.

Para takimit, Kurti ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurse, Vuçiq para këtij takimi ka shkruar në Instagram se do të jetë vështirë pasi kundër tyre janë të gjithë të mëdhenjtë në perëndim, duke mos sqaruar se kujt po i referohet.

Në këtë takim do të diskutohet për të pagjeturit dhe më pas për një draft-statut për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

/TV Arbëria