Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti dhe ambasadori i ri i Italisë diskutojnë për partneritetin e fortë mes dy vendeve

Kurti dhe ambasadori i ri i Italisë diskutojnë për partneritetin e fortë mes dy vendeve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të hënën ka pritur në takim mirëseardhës ambasadorin e ri e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Në takim thuhet se u nënvizua partneriteti i fortë ndërmjet dy vendeve ‘veçanërisht roli i rëndësishëm i Italisë në mbështetjen e paqes dhe sigurisë përmes kontributit të saj në misionin e NATO-s, KFOR’.

“Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë në integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.