Sot shënohet 18 vjetori I vrasjes së dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, të cilët derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt 2007 nga Policia rumune e UNMIK-ut.
Me këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari i kësaj partie Albin Kurti kanë bërë homazhe të varri i Arben Xhelatinit në Prishtinë, për të vazhduar më tutje edhe te varri i ish-aktivistit Mon Balaj në Podujevë dhe homazhet te pllaka përkujtimore, Bulevardi “Nënë Tereza”.
Gazetarja e TV Arbëria e cila po raporton nga vendi i ngjarjes tha se në homazhe janë një numër i madh i qytetarëve.
Derisa ka dërguar edhe pamje nga homazhet ku shihet kryeministri Albin Kurti duke vendosur kurora lulesh.
Kujtojmë që përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur./TV Arbëria./