Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: BE të gjejë mekanizëm për ta bërë marrëveshjen me Serbinë ligjërisht të detyrueshme

Kurti: BE të gjejë mekanizëm për ta bërë marrëveshjen me Serbinë ligjërisht të detyrueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se i takon Bashkimit Evropian të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen me Serbinë ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme.

Ai ka potencuar se në Ohër kanë shkuar me qëllime të mira dhe kanë treguar mirëbesim gjatë takimeve të djeshme.

Kurti ka falënderuar të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të dërguarin e posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për angazhimin, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen.

/TV Arbëria

Powered by WordPress