Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: Arkeologjia si asnjëherë tjetër po merr vëmendjen e duhur shtetërore

Kurti: Arkeologjia si asnjëherë tjetër po merr vëmendjen e duhur shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të dielën në Facebook për përparimet në fushën e arkeologjisë në vend.

Ai theksoi se arkeologjia po merr vëmendje të shtuar nga institucionet shtetërore, me projekte të rëndësishme që po zhvillohen në lokalitetet e Ulpianës dhe Dresnikut.

“Për herë të parë kemi nisur shpronësime në lokalitete arkeologjike. Ulpiana dhe Dresniku me prioritet, për të vazhduar me shpronësime në vende tjera” tha Kurti ndër tjerash.

Gjithashtu, Kurti përmendi se janë bërë zbulime të rëndësishme arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas, ku u gjet një altar romak i shekullit të tretë.

Kurti shtoi se bashkëpunimi ndërkombëtar po zgjerohet me universitete dhe institute të huaja, duke përfshirë edhe një projekt me Universitetin e Tubingenit në Gjermani. Ai theksoi rëndësinë e këtyre përpjekjeve për të ruajtur trashëgiminë arkeologjike të Kosovës.

Powered by WordPress