Kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar suksesin e Arianit Besirit, një shqiptar nga Mitrovica, i cili, pas largimit të detyruar nga Kosova në moshën 1-vjeçare, ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.
Besiri, i cili u bë kryetar si pjesë e partisë socialdemokrate, është një shembull i shkëlqyer i integrimit të mërgatës shqiptare dhe kontributit të saj të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike të shteteve ku jeton.
Kur Kryeministri Kurti mori vesh për arritjen e Besirit, ai e takoi atë për të shprehur urimet dhe për të siguruar mbështetje dhe bashkëpunim në të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve të forta mes Kosovës dhe mërgatës së saj. Kurti theksoi se ky është një moment krenarie për të gjithë shqiptarët, pasi tregon suksesin e mërgatës në integrimin dhe kontribuimin në shoqëritë ku ata jetojnë.