Në nderim të jetës, veprës dhe kontributit për shtetin e Kosovës, sot u mbajt Akademi Përkujtimore për veprimtarin dhe ish-deputetit e Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçit .
Në këtë ngjarje e cila u zhvillua në ambientet e Pallatit të Rinisë, mori pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Duke kujtuar e përkujtuar për veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e tij gjatë një periudhe mbi 45 vjeçare, përfshirë edhe si deputet i Republikës së Kosovës, e kryetar i Komunës së Pejës, kryeministri Kurti u shpreh se Ali Lajçi, hyri në historinë politike të Kosovës në vitin ’81, nga një portë e madhe e historisë sonë dhe me një thirrje të lartë.
“Nga ai kemi mësuar se si duhet dheu i atdheut me punë që mbronë, me angazhim që ruan pa kursim e pa pushim”, tha kryeministri Kurti ndër të tjerash.
