Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurteshi i VV-së eskalon sërish ndaj mediave: Vrasësit me pagesë kanë për qëllim vrasjen e dinjitetit të njeriut

Kurteshi i VV-së eskalon sërish ndaj mediave: Vrasësit me pagesë kanë për qëllim vrasjen e dinjitetit të njeriut

Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, i cili ende nuk e di se kur do t`i marrin pagat punëtorët e RTK-së, sot ka sulmuar disa media që kanë shkruar kundër tij.

Në statusin e tij për këto media, ai ka marrë mbështetje edhe nga njeriu, i cili njihet si “recidivist” i sulmit ndaj mediave dhe gazetarëve.

Sami Kurteshi, anëtari i VV-së në KQZ, i ka kërkuar Gërvallës që të qëndrojë dhe të mos dorëzohet.

Në komentin e tij, Kurteshi nuk i ka kursyer fyerjet ndaj mediave, duke i quajtur vrasës më pagesë.

“Qëndro! Vrasësit me pagesë një qëllim dhe profesion kanë, vrasjen e dinjitetit – të Njeriut”, ka komentuar Kurteshi në statusin e Gërvallës.