“Gjahu i Prokurorisë në VV”, është tema që po diskutohet në “Pressing” të T7, pasi Dejona Mihali u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale.
Analisti Dibran Hoxha shtroi një argument për të lidhur aferat nga e kaluara, por ndërhyri gazetari Ilir Mirena.
“Vet fakti që mundohesh që pas 5 vjet pushtet të Vetëvendosjes, me i përmend 20 vjetët, sepse njerëzit e kanë votu këtë pushtet”, ka thënë MIrena.
Më pas erdhi përgjigja e Dibran Hoxhas, që i tha Mirenës “që është bërë sikur Vetëvendosja”.
“Ti e ke qëllim me rrëzu Vetëvendosjen, unë e kam qëllim me e rrëuz mendësinë e Vetëvendosjes”, tha Hoxha.
Më pas gazetari Ilir Mirena vazhdoi me reagimin e tij ndaj analistit Dibran Hoxha.
“Vet fakti që mundohi me i përmend aferat e të kalunës, kjo është me gjetë jusitfikim të abuzimeve dhe hajnive që kurrë nuk kanë qenë në këtë shkallë sikur tash”, tha Mirena.