Nuredin Ibishi ka deklaruar se nuk duhet të ketë vijë të kuqe derisa vazhdoi duke thënë se në politikë kurrë nuk duhet të thuhet kurrë, megjithatë ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me LVV, po të njëjtën deklaratë e ka komentuar analisti Kasolli, i cili tha se është një e një niveli jo shumë të lartë të kryesisë se Lidhjes Demokratike të Kosovës kryetarit të saj.
I ftuar në emisionin ‘ARB Debat’, me gazetarin Rid Berisha, analisti politik Afrim Kasolli, tha se Nuredin Ibishi dha një sinjal të çuditshëm.
“Një eksponentë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndonëse jo në hierarki të saj, zoti Nuredin Ibishi, megjithatë deklaroi që dha një sinjal të çuditshëm, nuk duhet të kemi vija të kuqe, kurrë në politikë nuk duhet të thuhet kurrë dhe nuk e përjashton mundësin e bashkëqeverisjen me LVV, por prapë po them që është një deklaratë e një niveli jo shumë të lartë të kryesisë se Lidhjes Demokratike të Kosovës kryetarit të saj etj“, deklaroi ai në ‘ARB Debat’./tvarbëria/