Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kurorëzimi i Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë në LO “Paris 2024”

Kurorëzimi i Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë në LO “Paris 2024”

Pas mbylljes së garave për femra në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogram, fitueset e medaljeve, në mesin e tyre edhe Distria Krasniqi, kanë zbarkuar në mes të palestrës, ku u priten me nderime të larta.

Diyora Keldiyorova, Distria Krasniqi, Larissa Pimenta dhe Amandine Buchard fituan medaljet në këtë kategori, ku lotët e gëzimit nuk mungonin nga garueset.

Distria Krasniqi që më parë kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios, kësaj radhe ajo fitoi të argjendtën.

Ajo mori medaljen e saj, ndërsa flamuri i Kosovës, u ngrit lartë mes atyre të Uzbekistanit, Brazilit dhe Francës.

Distria Krasniqi, vazhdon ta lartësojë shtetin e Kosovës, duke siguruar kësaj radhe medaljen e parë për vendin tonë në Lojërat Olimpike Paris 2024, e dyta për të, kësaj radhe e argjendtë, pas asaj të arit në Tokio 2020.

Xudistja jonë, bëhet sportistja e parë që fiton dy medalje në Lojërat Olimpike, dhe atë në dy kategori të ndryshme. Për trajnerin e saj, Driton Kuka është medalja e katërt, me tri të arta dhe një të argjendtë.

Powered by WordPress